Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritet numri i të rinjve me Covid në vendin tonë, vatrat kryesore janë...

Rritet numri i të rinjve me Covid në vendin tonë, vatrat kryesore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t'i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.

"Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

"Ajo çfarë konstatohet nga puna juaj është që të rinjtë, apo personat që janë frekuentues të festave dhe të ceremonive të cilat me udhëzime tona janë të ndaluara e që në fakt janë kryer në komunitet, por gjithashtu edhe frekuentuesit e klubeve, bareve, janë bërë shkak për transmetimin e infeksionit. Një thirrje për të rinjtë, të cilët duhet të ndërgjegjësohen më shumë sa i përket këtij virusi të rrezikshëm pasi ata po bëhen bartës të këtij infeksioni dhe më pas ja transmetojnë prindërve të tyre, gjyshërve të tyre. Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm sepse sjellja e çdo individi në këtë luftë me këtë armik të padukshëm është vendimtare në fitoren e çdo beteje", apeloi Manastirliu.

Manastirliu theksoi se po vijon puna me forcimin e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore për përgatitjen e periudhës vjeshtë dimër.

"Ne po përgatitemi për vjeshtë-dimrin, që sigurisht do të jetë i vështirë, por po përgatitemi të fuqizojmë asetet sa i përket burimeve njerëzore, epidemiologët, punonjësit në shërbimet e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor jo vetëm në Tiranë, ku janë dyfishuar ekipet por edhe në të gjithë qarqet, në mënyrë që në terren të kemi më shumë epidemiologë, më shumë punonjës, të cilët të mundet të kenë prioritet jo vetëm testimin, por edhe gjurmimin, hetimin për kufizimin e infeksionit", tha Manastirliu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore