Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rritet çmimi për vaksinën Pfizer/ Ja sa do të kushtojë një dozë

Rritet çmimi për vaksinën Pfizer/ Ja sa do të

BE do të marrë me një çmim më të lartë për vaksinat Pfizer, si pjesë e një kontrate të re për furnizimin me doza për vitin 2022.

Lajmin e bërë të ditur kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i cili shtoi: “Vaksina Pfizer kushtonte 12 euro, por tani BE për 2022 dhe 2023 nënshkruan kontrata për 900 milion doza vaksinash me çmimin 19.5 euro”.

BE ka thënë që informacioni mbi çmimet dhe kontratat është konfidencial, por një zyrtar i Komisionit ka konfirmuar se BE po përfundon kontrata për të mbajtur 2 miliardë vaksina në stok gjatë dy viteve të ardhshme, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Kryeministrit të Bullgarisë “tani ne kemi më shumë frikë nga mutacioni francez. Do të ketë shumë më shumë variacione sepse 19,50 € për 900 milion do të kushtojnë gati 18 miliard euro në total”, tha ai , duke shtuar se ekspertët duhet të lënë mënjanë më shumë para për vaksinat e ardhshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore