
Rritet bilanci i viktimave nga Covid në Kosovë, vdes 67-vjeçari
Një 67-vjeçar, i prekur me COVID-19 ka vdekur të dielen në Pejë, është bërë e ditur nga Spitali i Përgjithshëm në këtë qytet, duke e çuar në 131 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë.
Sipas njoftimit, ai ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se në Pejë po trajtohen 78 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 61 të konfirmuar dhe 17 në pritje të rezultateve. Nga ta, 20 janë në oksigjeno-terapi dhe tetë në gjendje më të rëndë.
“Fatëkeqësisht një pacient 67-vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”, njofton Spitali i Pejës.
Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30 mijë e 567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 5 mijë e 617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në mijë e 811, ndërsa 2 mijë e 676 raste mbesin aktive.

Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
