Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rriten vdekjet nga Covid, ja sa raste të reja u regjistruan sot në Shqipëri

Rriten vdekjet nga Covid, ja sa raste të reja u regjistruan sot në

Minitria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve 7 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga Covid. Pandemia e koronavirusit po kërcënon jetët e qytetarëve, pasi kemi një rritje të fataliteteve. 

Ndryshe nga një ditë më parë numri i infektimeve është i ulët. Sot, sipas raportit ditor të ministrisë rezultojnë të infektuar 194 qytetarë, edhe pse numri i testimeve ka qenë më i lartë se  një ditë më parë.

"Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç", thuhet në njoftimin e MSH-së. 

Raporti i ministrisë mbi situatën e Covid:
Janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë, në këto bashki:
107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.
Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 194
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 172
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2587

Testime totale 1,352,267
Raste pozitive 193,269
Raste të shëruara 181,839
Raste Aktive 8,433
Humbje jete 2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4449
Fier 853
Gjirokastër 494
Durrës 472
Shkodër 438
Vlorë 404
Berat 404
Elbasan 353
Korçë 237
Lezhë 180
Dibër 77
Kukës 72

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore