Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rriten rastet me Covid, Pipero: Maska duhet të përdoret dhe në publik

Rriten rastet me Covid, Pipero: Maska duhet të përdoret dhe në

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme, por rastet e reja me Covid po shënojnë rritje të lehtë. Rreth 170 raste të reja pozitive u diagnostikuan 24 orët e shkuara, por ekspertët e shëndetit publik thonë se kurba e infeksionit nuk ka pësuar as rritje dhe as ulje, duke konfirmuar dhe pohimet më herët të autoriteteve shëndetësore se jemi në një situatë të njëjtë si në muajin shtator.

Në një prononcim për gazetën “Shqip”, drejtori i Qendrës së Urgjencave kombëtare, Skënder Brataj tha se këtë periudhë po vërehet një rritje e lehtë e thirrjeve drejt numrit jeshil 127 të Urgjencës.

Sipas tij, me gjithë këtë panoramë të krijuar, spitali nr.3 covid i parashikuar të hapej në vjeshtë, është ende në pritje të një vendimmarrje.

“Nuk ka asnjë të re për sa i takon hapjes së spitalit nr.3 që do të trajtojë të sëmurët me Covid. Ka një rritje të lehtë të numrit të telefonatave që kërkojnë suportin e urgjencës, por është numër i vogël akoma”, tha Brataj.

Ndërkohë në laboratorët që kryejnë analizat e Covid konstatohen rritje e numrit të rasteve të reja çdo ditë. E megjithatë ekspertët thonë se është një gjendje stabile pa luhatje të kurbës çka tregon se kujdesi nuk duhet të neglizhohet pasi raportimet ditore tregojnë për numër të lartë viktimash çdo ditë, pothuajse 4 viktima.

Një ndër masat më të debatuara, maskat, duket se po rikthehen sërish në vëmendjen e ekspertëve të shëndetit publik. Por mendimet e tyre janë ndarë në mes pasi një pjesë e konsideron të rëndësishme mbajtjen e maskës me detyrim në publik.

Një prej tyre, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë për Gazeta “Shqip” se e ka kërkuar këtë shumë më herët. Ndërsa për Dritan Ulqinakun kjo masë nuk vlen pasi maskat nuk mbahen rregullisht as në ambientet e mbyllura. Përveç kësaj, akoma qytetarët nuk dinë ta mbajnë maskën.

Prej kësaj jave Italia ka vendosur zgjatjen e gjendjes së emergjencës prej Covid, deri më 31 janar 2021. Edhe në këtë vend po raportohet rritje e rasteve të reja me koronavirus ndaj një prej masave që u rikthye nga qeveria është mbajtja e maskës edhe në ambientet e hapura. Në rast shkelje të këtij urdhri, qeveria italiane ka parashikuar sanksione të rrepta me gjobë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore