Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rreziku nga dielli, flet dermatologia: Myku i lëkurës dhe nishanet, kujdesi që duhet bërë në kohën e Covid

Rreziku nga dielli, flet dermatologia: Myku i lëkurës dhe nishanet,

Det, diell, vera nuk kuptohet pa to por sa rrezikojmë prej rrezeve të diellit? Ndonëse informacioni nuk mungon e të gjithë mendojmë se dimë të mbrohemi prej rrezeve ultraviolet, mjekët specialistë vërejnë se sëmundjet e lëkurës çdo sezon veror janë të pashmangshme.

Por çfarë duhet të bëjmë? Ndjekja në mënyrë korrekte e këshillave të dermatologëve do të na mbante larg sëmundjeve të rrezikshme si tumoret e lëkurës apo infeksionet mykotike që e kanë burimin tek mungesa e higjienës në vendet ku zgjedhim të pushojmë, në det apo pishinë.

Në një intervistë për gazetën “Shqip”, mjekja dermatologe Blerta Gjoni thotë se në klinikë paraqiten më së shumti raste të infeksioneve në lëkurë ndaj duhet të tregojmë kujdes të lartë dhe të ruajmë veten nga pasojat e ekspozimit të gjatë në diell

Çfarë këshillash duhet të kemi parasysh gjatë ekspozimit në diell në këto ditë të nxehta vere?

Gjatë stinës së verës, lëkura është nën  rrezatimet e rrezeve UV-B që shkaktojnë skuqje të lëkurës  ose  eritemë (actinic erythema). Efektet nuk janë të dukshme menjëherë.

Rrezatimet UV-B absorbohen nga epidermisi (shtresa e sipërme e lëkurës), ndërsa në dermis (në shtresën e poshtme të lëkurës), enët e gjakut zgjerohen dhe plazma e gjakut shpërndahet jashtë enëve. Ky mekanizëm krijon inflamacion  dhe eritemë (skuqje) të lëkurës.

Shenjat e para paraqiten brenda 2-6 orëve, ndërsa nivelin më të lartë e arrijnë brenda 16-24 orëve. Riparimi i lëkurës fillon brenda 24-72 orëve. Një pjesë e riparimit/mbrojtjes përfundon me ngjyrim ose siç e quajmë  nxirje të lëkurës.

Në rast të djegies së rëndë, rekomandohen kortikosteroidet, analgjetikët, ose kompresa me ujë të ftohtë ose spray me ujëra termale janë të domosdoshme.

Cilat janë patologjitë më të shpeshta që konstatoni gjatë vizitave në klinikë në këtë periudhë?

Infeksioni mykotik i lëkurës është patologjia më e shpeshtë që haset në këtë periudhë. Kjo patologji mund  të shfaqet kryesisht tek  personat që merren me sport apo të tjerë që frekuentojnë pishinat. Lagështia e temperaturat e larta dhe mungesa e higjienës favorizojnë sëmundjen.

Zonat më të prekura të trupit janë thonjtë, lëkura e kokës, por edhe gjithë lëkura e trupit në përgjithësi. Kontrolli i nishaneve, është i domosdoshëm për personat që kanë të tillë në lëkurë. Rekomandohet vëzhgimi i tyre  me dermatoskopi para fillimit të ekspozimit në diell.

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të lëkurës mundëson edhe trajtimin efektiv apo parandalon përhapjen e tij në gjithë sipërfaqen e lëkurës. Fillimi i çdo diagnostikimi mjekësor jo vetëm për kancerin e lëkurës është historiku familjar.

Mjeku Dermatolog pyet pacientin lidhur me histori të ngjashme familjare dhe më pas interesohet mbi vecoritë dalluese të shenjës së krijuar në momentin e parë të evidentimit nga pacienti, lidhur me ngjyrën e saj, diametrin apo nëse ka pas gjakderdhje apo kruarje.

Përs a i përket metodave diagnostikuese që përdoren sot në mjekësi përmendim Dermatoskopinë, nëpërmjet së cilës diagnostikohet fillimi i kancerit të lëkurës si edhe karakteristikat specifike të tij.

A keni konstatuar ndonjë lidhje të infeksioneve me prekjen nga virusi Covid 19?

Deri më tani nuk është vërejtur një lidhje e mundshme mes Covid dhe problematikave në lëkurë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore