
Riorganizim në Policinë e Shtetit! Komisariati i Krujës kalon në varësi të Tiranës, i Kavajës...
Është vendosur një riorganizim i Policisë së Shtetit. Në qarkun e Tiranës ka pasur ndryshime dhe një ndarje të re territoriale të bluve.
Raporton se Kruja dhe Fushë Kruja do të kalojnë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina i rikthehen Drejtorisë së Policisë Durrës.
Komisariati i Krujës, që deri tani ishte pjesë e Durrësit, i bashkohet kryeqytetit dhe do të quhet komisariati nr.8. Po kështu Policia në Vorë do të emërtohet si komisariati nr.7, ndërsa posta policore e Farkës kthehet në një nënstacion policor.
Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.
Në sektorin e kundër narkotikëve është shtuar numri i efektivëve hetues dhe drejtoria e Tiranës do të ketë 2394 punonjës.




Pikiata e euros/ Ibrahimaj prezanton masat lehtësuese për bizneset
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim B...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet




