Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rinovimi i patentës/ Gonxhe sqaron sa pyetje janë në ritestim dhe si përzgjidhen shoferët

Rinovimi i patentës/ Gonxhe sqaron sa pyetje janë në ritestim dhe

Nga dhjetori do të nisë procesi i rinovimit të patentave, atyre që iu ka skaduar. Ndërsa është vendosur që shoferët e pabindur dhe shkelës do të futen një ritestim. Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor sqaroi në Zona Zero në Top News mënyrën se si do të përzgjidhen shoferët për t'u futur në një ritestim. Ka dy kategori, shkelësit që kanë gjoba apo ulje pikësh të patentave, si dhe ato që nuk kanë e kanë rinovuar patentën prej më shumë se tre vitesh.

Ai bëri të ditur se do të jenë 20 pyetje fillimisht për shoferët për t'i plotësuar online. Në rast se nuk iu përgjigjen saktë 70% të pyetjeve atëherë duhet të bëjnë një "Pit stop", ndalesë të shkurtër.

"20 pyetje janë gjithsej, nëse nuk i përgjigjet 70% të pyetjeve futeni një dhomë dhe merr këshilla për 10 minuta. Duhet ti rikujtojmë parimet bazë dhe e kemi bërë me dy shkallë. Aty do t'i jepet falas një broshurë dhe i jepet më pas një video me shpjegime të thjeshta se si të sillemi përpara një rotonde, si sillemi në vijat e bardha, çfarë do të bëjmë me ndriçimin, sa herë i kolaudojmë mjetet, si e kontrollojmë mjetin tonë përpara nisjes, etj", tha Gonxhe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore