Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë

Ata që e kanë kaluar Covid për herë të parë janë të mbrojtur njësoj sikur të kenë marrë vaksinën anti Covid. Ky është mendim i epidemiologut Ilir Alimehmeti.

Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për situatën e koronavirusit në vend. Alimehmeti u shpreh se riinfektimet janë të pakta dhe në shumicën e rasteve simptomat janë të lehta. Duke iu referuar disa studimeve, epidemiologu theksoi se kalimi i infeksionit të parë ofron të njëjtën mbrojtje si vaksina.

“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë.

Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore