Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rihapet konkursi  për punësimin e infermierëve, MSH bën njoftimin e rëndësishëm

Rihapet konkursi  për punësimin e infermierëve, MSH bën

Në kuadër të konkursit në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, është ri-shpallur thirrja për konkurrim për infermierë në institucionet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fton të gjithë infermierët e licencuar që të aplikojnë në platformën online, për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

Rihapet konkursi  për punësimin e infermierëve, MSH bën

“Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike. Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe janë kualifikuar për fazën e dytë të konkurrimit që në muajin shkurt 2020, nuk duhet të riaplikojnë Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, në profilin infermier”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Kjo e fundit ka treguar gjithashtu se afati për aplikim për kandidatët e rinj është deri me datë 15.08.2020. “Testimi i informatizuar për aplikantët që tashmë janë kualifikuar për fazën e dytë që në muajin shkurt si dhe për aplikantët e rinj (profili infermier) parashikohet të jetë në muajin Shtator 2020”, thuhet në njoftimin e MSH.

Linku për aplikim dhe çdo informacion rreth shpalljes: http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve-te-kujdesit-shendetesor-ri-shpall-thirrjen-per-konkurim-per-profilin-imfermier/”, njofton ministria.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore