
Reshjet e dendura të shiut/ Paralajmërimi i fortë nga IGJEUM: Rrezik për përmbytje, ja ku priten probleme
Ditën e sotme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu në veri, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.
Bëhet me dije nga meteorologët se gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në mbrëmje do të intensifikohen.
Nga ana tjetër tipas Institutit të Gjeoshkencave, në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Si pasojë e situatës së motit pritet një rritje e prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe në liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkon Bashkive marrjen e masave në rast të përkeqësimit të situatës.
Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha.


Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Historia e plotë >


Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




