Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Rëndohet situata në spitale, mjekja: Covid-19 po shfaq komplikacione dhe te moshat e reja

Rëndohet situata në spitale, mjekja: Covid-19 po shfaq komplikacione

Rëndohet situata në spitalet Covid në Shqipëri. Në shërbimin e Infektiv një numër i lartë i pacientëve i përkasin moshës aktive. Mjekja Entela Ramosaço tregon se koronavirusi po shfaq komplikacionet dhe tek më të rinjtë.

“Kemi një numër të lartë të pacientëve që janë në grupmoshën 40-50, por edhe 60-70. Bën sens të themi që jemi në një situatë ku po shohim agravim të kësaj sëmundje edhe në moshat e reja, me simptoma të rënda që kërkojnë jo vetëm terapi intensive, por kemi pasur edhe raste intubimi mes tyre”, shprehet ajo.

Infeksionistja Entela Ramosaco tregon arsyet se përse kjo grupmoshë është më e prekur nga virusi.

“Ka shumë arsye. Ne moshat e treta, prindërit tanë i kemi izoluar në familje, i kemi mbyllur në shtëpi. Duke qenë se janë me sëmundje bashkëshoqëruese, janë të kujdesshëm, mbajnë dhe maskë kur dalin. 40-50-vjeçarët janë moshat më të pakujdesshme, disa dhe nuk e besojnë që kjo sëmundje ekziston. Nuk mendojnë se mund të rëndohen, mendojnë se mund ta kalojnë si një grip i thjeshtë. Por nuk ka lidhje me gripin, kjo sëmundje shfaq forma të rënda, të merr dhe jetën”, tha mjekja.

Rëndimi i gjendjes shëndetësore tregon mjekja infeksioniste vjen pasi një pjesë e të sëmurëve paraqiten vonë në spital. Infeksionistët i kërkojnë mjekëve të familjes të verifikojnë me kujdes çdo problem shëndetësore të pacientëve të tyre.

“Për mua janë subjekte që duhen selektuar, duhen zgjedhur në momentin qe mjeku i familjes i sheh. Janë ata pacientë që kanë sëmundje bashkëshoëruese, dhe nëse ka disa ekzaminime, siç janë ato që ne shohim hieprkoagulimin e gjakut më shumë seç duhet. Mjeku i familjes duhet të vihet në alarm”, thotë mjekja.

Pesë pacientë të cilët janë në fillim të sëmundjes, në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen më plazmë konvaleshentë, produktin që merret nga gjaku i të shëruarve nga koronaviursi e që kanë krijuar antitrupa të tij. Mjekja Ramosaço tregon se ndonëse në fillimet e saj terapia ka dhënë rezultat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore