Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Renditja / Tirana shtrenjtohet në krahasim me 2020, por mbetet me kosto të ulët për të huajt

Renditja / Tirana shtrenjtohet në krahasim me 2020, por mbetet me kosto

Tirana ka një kosto relativisht të ulët për të huajt që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Sipas “Mercer”, një kompani e specializuar në analizat e thelluara të kostove të jetesës në 209 qytete të botës, për vitin 2021 Tirana renditet në vendin e 153.

Në krahasim me një vit më parë, Tirana është shtrenjtuar për të huajt që punojnë këtu, pasi është ngjitur në renditje me 11 vende, nga vendi i 164 që ishte për 2020.

Në rang global, qyteti më i shtrenjtë për të huajt ishte surprizë. Mercer rendit Ashgabatin e Turkmenistanit në krye të listës, që rrëzoi nga froni Hong-Kongun. I treti renditet Bejruti i Libanit, që ka pasur edhe rritjen më të fortë të kostos së jetesës në krahasim me një vit më parë.

Sipas ekspertëve të Mercer, Ashgabati është në krye të kësaj liste për shkak të inflacionit të lartë që ka përfshirë Turkmenistanin prej vitesh tashmë.

Renditja / Tirana shtrenjtohet në krahasim me 2020, por mbetet me kosto

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore