Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Raporti i ECDC/ Variantet e reja të COVID që janë me vdekjeprurëse dhe më rezistente ndaj vaksinave

Raporti i ECDC/ Variantet e reja të COVID që janë me

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar një raport mbi situatën epidemiologjike në Evropë dhe mbi rrezikun e varianteve të reja të COVID.

ECDC thekson se disa vende të BE kanë vërejtur një rënie të incidencës së përgjithshme të SARS-CoV-2 në javët e fundit, dhe mendohet se kjo ka ardhur për shkak të ndikimit të masave shtrënguese, raporton SHQIP.

Por ndërsa shumica e vendeve aktualisht po shohin një rënie të infeksioneve të përgjithshme, futja dhe përhapja e varianteve të reja SARS-CoV-2 të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar (B.1.1.7), Afrikën e Jugut (B.1.351 ) dhe Brazil (P.1) ka ngritur shqetësime.

Situata me variantet e reja të COVID

Që nga 21 janari 2021, vendet e BE kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme në numrin dhe përqindjen e rasteve SARS-CoV-2 të variantit B.1.1.7, të raportuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar.

Rritje ka njohur edhe varianti B.1.351 i identifikuar së pari në Afrikën e Jugut. Varianti P.1 deri më tani raportohet në nivele më të ulëta, ndoshta për shkak të udhëtimeve më të kufizuara me Brazilin.

Studiuesit thonë se varianti B.1.1.7 është më i transmetueshëm dhe mund të shkaktojë infeksion më të rëndë. Disa vende ku varianti është bërë mbizotërues kanë parë rritje të shpejtë të incidencës. B.1.351 shoqërohet gjithashtu me rritjen e transmetueshmërisë. Për më tepër, ka prova se disa nga vaksinat janë më pak efektive për këtë variant, thekson Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve

Ekspertët sugjerojnë se nëse nuk zbatohen masat e vendosura si distance sociale, maskat, dezinfektimi i duarve mund të ketë shtim të rasteve me COVID dhe të numrit të vdekjeve. Megjithatë, vaksinimi do të zbusë efektin e pandemisë sezoni i verës mund të zvogëlojë potencialisht transmetimin e virusit.

Paralajmërimi

Masat lehtësuese të parakohshme, thotë ECDC, do të çojnë në një rritje të shpejtë të niveleve të incidencës, shtimin e rasteve të rënda dhe vdekshmërisë.

Vonesat në prokurimin, shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave, nëse ato ndodhin, do të shkaktonin gjithashtu probleme.

Bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në Evropë me qarkullimin e rritur të varianteve më të transmetueshme, ndërhyrjet e menjëhershme, të forta dhe vendimtare të shëndetit publik janë thelbësore për të kontrolluar transmetimin dhe mbrojtur spitalet nga kolapsi.

Për më tepër, ECDC rekomandon që udhëtimet jo-thelbësore duhet të shmangen si pjesë e masave të përgjithshme të distancimit fizik në komunitet. /Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore