Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Radhët në Kakavijë, udhëtarët të rrezikuar nga infektimi prej COVID-19

Radhët në Kakavijë, udhëtarët të rrezikuar nga

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kakavijë ku prej mëngjesit, qytetarë që duan të kalojnë kufirin, janë bllokuar nga pala greke për shkak të testimit për virusin Covid 19.

Ndonëse kërkesa e palës greke në dukje mund të jetë e drejtë, ajo çfarë nuk u mor parasysh gjatë gjithë ditës së sotme ishin grumbullimet e qytetarëve të cilët të gjendur përballë faktit, kanë dalë prej mjeteve pasi temperaturat në makinë ishin mbi normalen duke e bërë të pamundur qëndrimin në mjet.

Me fëmijë, apo të moshuar, askush nga autoritetet, qoftë shqiptare apo greke nuk mori parasysh rriskun e infektimit nga virusi covid duke mos ndërhyrë për të zgjidhur situatën e nderë të krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Radha prej 35 km e automjeteve duket se s'ka shqetësuar aspak autoritetet shqiptare dhe ato greke, të cilët i kanë qëndruar vendimit për të kryer testin e tamponit për të gjithë udhëtarët.

Pa ujë, pa ushqim, udhëtarët kanë kaluar pothuajse gjithë paraditen në këto kushte çka ka shkaktuar irritim duke kërkuar menjëherë ndërhyrjen e instancave zyrtare, të cilat janë “zgjuar”. Shumë prej udhëtarëve janë shprehur se disponojnë testet që konfirmojnë se nuk janë të infektuar me covid, por pala greke nuk i ka marrë parasysh me justifikimin se do të njohë vetëm testet e kryera në spitalet shtetërore, duke iu referuar tamponit.

Ekipi i mjekëve grekë ka kryer testimet tek të gjithë udhëtarët në pritje, duke shtuar edhe më shumë orët e qëndrimit në kufi.

Në mes të temperaturave të larta, pa ujë e ushqim, panorama e përcjellë ditën e sotme në Kakavijë ka bërë jehonë edhe në mediat jashtë vendit.
Vetëm pas mesditës, forca të policisë shqiptare kanë shpërndarë ujë për qytetarët.

Në një kohë kur Shqipëria po shënon bilanc në rritje të infektuarish dhe humbje jete nga koronavirusi, në pikën e Kakavijës nuk ishte instaluar asnjë ambulancë.

Indiferencë apo pakujdesi, por sot udhëtarët do të duhet të kenë frikën e infektimit nga virusi covid, për shkak të nxitjes së grumbullimeve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore