Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Qyteti i Vajgurit ndryshon emrin, Klosi depoziton ligjin në Parlament

Qyteti i Vajgurit ndryshon emrin, Klosi depoziton ligjin në Parlament

Ura-Vajgurore është propozuar që të ndryshojë emrin dhe të kthehet në Dimal. Një emër që ka pasur më herët, përpara kohës së regjimit komunist. Për ta konkretizuar nismën lokale të bashkisë së këtij qyteti, deputeti i PS-së, njëherësh ministër i Mjedisit, Blendi Klosi ka depozituar në Parlament ligjin për t’i dhënë fuqi ligjore.

Në nismën e tij Klosi që është drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit shkruan se arsyeja është e përfitimit etno-kulturor dhe e rikthimit të turizmit në këtë zonë.

Gjithashtu se kjo nismë i është nënshtruar konsultimeve me banorët e zonës dhe ka strukturat vendore kanë marrë vendimet përkatëse. Në nenin 90 të ligjit 139/2015 parashikohet që Keshillat Bashkiak dhe të Qarqeve duhet të japin mendimin e tyre zyrtar në lidhje me riorganizimin. Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij në datën 24.07 .2020 ka dhënë mendimin e tij "pro" me një vendim unanim dhe asnjë kundër.

 Këshilli i Qarkut Berat në mbledhjen e tij të datës 29.07.2020 ka dhënë mendimin e tij zyrtar Pro ndryshimit të emërtimit të Njësisë me 19 vota "Pro" dhe asnjë kundër.

“Së pari: Emërtimi ekzistues, një emërtim jo estetik për t’u përdorur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm. Fillimet e tij ky emërtim i ka që prej vitit 1974, nga Komiteti Ekzekutv i asaj kohe. Emërtimi u bë për shkak të rezervave të Vajgurit në territorin e ish njësisë qendër. Përpjekja për ndryshimin e emërtimit të Njësisë nuk përbën një risi për Njësinë vendore. Që në fillimet e Reformës administrative territoriale ka ekzistuar debat i brendshëm për emërtimin e Njësisë Vendore, duke qenë se përfshinte në të disa Njësi Vendore. Është propozuar për t’u ndryshuar në "Mesi i Urave ". Të gjitha këto njësi kanë pasur profile të ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore. Kjo tentative nuk gjeti konsensusin e duhur dhe Njësia Vendore mori emërtimin aktual”, thuhet në relacionin e depozituar nga Klosi.

Përse emri Dimal?

Klosi gjithashtu jep edhe arsyen se pse po kërkohet ti vendoset ky emër i ri. Emërtimi i ri Dimal, që vjen nga lashtesia, i sjell identitet zoneës.  “Ky qytetërim e ka zanafillën prej shekullit te IV p,es, edhe që e ka arritur kulmin e zhvillimit të tij në periudhën vitin 200 -100 p.es, Qyetetërim me një pozicion strategjik , si nje portë rojtëse e Apolonisë , gjithashtu në shekullin e dytë P.E.S mori zhvillimin zejtaria edhe tregtia. Burimet e autorëve antik që flasin për këtë qytetërim, janë autorët Polibi edhe Livi, të cilin gjatë luftërave iliro romake , edhe romako-maqedonase përmendin qytetërimin e Dimalit, si një qytet me pozicion strategjik dhe të vështirë për t’u nënshtruar”, thuhet si argument.

Biles në marrëveshjet e Filipi të V të Maqedonisë me Hanibalin , ishte nje kujdes i veçantë qe midis qytetërimesh të tjera edhe vet Dimali, mos të binte nën ndikimin romak., si një qytet me pozite strategjike në atë kohë.

Gjatë gërmimeve të vititi 1964 - 1978 , edhe atyre 2013 dhe 2014, janë gjetur artifakte të ndryshme mbi zhvillimin e këtij qytetërimi, të cilat përveçse  evidentojnë atë, si një zonë me pozicion strategjik , tregojnë edhe për zhvillimin e zejtarisë edhe tregtisë në atë kohë, në këtë qytetërim ilir.

“Debati i brendshëm dhe vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në "Dimal", një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir, i cili githashtu do të luaj një rol të padiskutueshëm në brandimin e Bashkise, morën një shtyse edhe më të fortë duke gjetur mbështetje në komunitet dhe më gjere, duke qenë se vet emërtimi i ri Dimal, provokon , është një emër që mbart histori edhe që fton audience”, thuhet në relacion. Tashmë pritet që nisma të shqyrtohet, pasi është futur në procedurë dhe të votohet me një shumicë të cilësuar të votave pasi kërkohet të ndryshohet një ligj organik.  /Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore