Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Qeveria britanike heq dorë nga certifikatat e sigurisë së Covid

Qeveria britanike heq dorë nga certifikatat e sigurisë së Covid

Qeveria britanike hoqi dorë nga planet për futjen e pasaportave të vaksinave për qasje në klube nate dhe ngjarje të mëdha në Angli.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid i tha BBC se ideja ishte vlerësuar si e tepruar. Mendohej se plani, i cili u kritikua nga Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut, si dhe disa deputetë, do të prezantohej në fund të këtij muaji.

Vetëm një javë më parë, ministri i Shëndetësisë kishte mbrojtur skemën si "mënyra më e mirë" për të mbajtur të hapur industrinë e lokaleve të natës.

Qeveria tani njoftoi se kjo ide do të mbahej "në rezervë" nëse do të ishte i nevojshëm gjatë vjeshtës ose dimrit.

Sipas skemës, njerëzve do t'u kërkohej të tregonin prova - qoftë të vaksinimit të dyfishtë, një test negativ Covid, ose të përfundonin të izoluarit pas një testi pozitiv të PCR - në mënyrë që të fitonin hyrje në klube dhe evente të tjera me publik.

Shoqata e Industrisë së Lokaleve të Natës tha se ideja mund të kishte dëmtuar industrinë dhe të çonte në diskriminin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore