Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Qendrat shëndetësore të papërgatitura për Covid, pacientët paguajnë nga xhepi injeksionet

Qendrat shëndetësore të papërgatitura për Covid,

Kanë kaluar 7 muaj nga prekja e vendit prej pandemisë dhe sistemi shëndetësor është ende i dobët për të ofruar shërbimin shëndetësor për pacientët e prekur nga koronavirusi. Qendrat shëndetësore janë sot hallka më e dobët e cila nuk ofron minimumin e saj, injeksionet intravenoze kaq të rëndësishme gjatë terapisë anticovid. Sidomos nëse je i moshuar, veç kostos së lartë të mjekimit, duhet të përballesh dhe me mungesën e stafit të specializuar në këto qendra.

Një rast i tillë haset çdo ditë nëse të bie udha në këto institucione shëndetësore. Prej 5 ditësh, një.pacient 73-vjeçar kalon peripeci derisa arrin të bëjë injeksionet intravenë. Infermieret e qendrës shëndetësore nr.4 kanë një justifikim çdo ditë: Shkoni në spital të vendosni vigonë. Pa marrë parasysh stresin e sëmundjes, koston e lartë të shpenzimeve, ndonëse ministria e Shëndetësisë së fundmi ka ngarkuar dhe qendrat shëndetësore të ofrojne kryerjen e injeksioneve për pacient?t me Covid, duket se për stafin e infermierëve të kësaj qendre kjo është një barrë.

Nëse nuk paguan nën dorë askush stë vjen të shërbejë. Por sot teksa ministrja e Shëndetësisë lançoi nismën e re të ofrimit të shërbimit në banesë, shumë prej qytetarëve që Covid u ka sulmuar familjen ende nuk e dinë se edhe ky shërbim do të paguhet nga ata, nën dorë.

Ndërsa qendrat shëndetësore nuk kanë stafe të specializuara për të përballuar sfida të tilla, atëherë përse paguajmë taksa? Përse punon një i moshuar gjithë jetën e tij, që të paguajë një skemë siper të shtrenjtë mjekimi e sikur të mos mjaftonte kjo, edhe infermierët në ambulanca?

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore