Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pushimet verore, pandemia nxjerr në pah diferencën sociale

Pushimet verore, pandemia nxjerr në pah diferencën sociale

Ku do të pushosh këtë vit? Keni prenotuar për pushimet verore? Këto janë pyetjet më të shpeshta që miqtë i bëjnë njëri-tjetrit duke qenë se jemi në kulmin e sezonit turistik.
Por pandemia e Covid i prishi punë një pjese të asaj kategorie që pushon rregullisht në resorte jashtë vendit dhe sot ata kanë si alternativë të vetme brigjet shqiptare.


Në rrjetet sociale pothuaj çdo ditë sheh foto e viodeo nga resortet më të shtrenjta në vend që personazhe të njohur publikë postojnë duke ngritur jo vetëm temperaturat më keq se ç’janë, por duke shtuar dhe mërzinë tek pjesa tjetër që ky vit i gjeti sërish pa plane pushimesh.

Moderatorë të njohur kanë nisur turret e tyre duke i rënë kryq e tërthor detit Jon e Adriatik me jahte, por sheh dhe këngëtarë të njohur shqiptarë e kosovarë që prej javësh po pushojnë në hotelet më të mira të jugut.

Pandemia duket se ka nxjerrë më në pah diferencën e thellë sociale në Shqipëri. Shtresa e mesme, ajo që çdo vit është mësuar të kursejë nga pak për një javë pushime në Greqi, Mali i Zi apo Turqi, këtë sezon u privua nga paketat ekonomike që këto vende ofrojnë prej vitesh.

Për shkak të masave anticovid, shumë resorte në Turqi nuk u hapën këtë vit, ndërsa Mali i Zi dhe Greqia nuk hapën dyert për turistët shqiptarë.

Alternativa e vetme e kësaj kategorie mbetet Gjiri i Lalzit ose Joni. Por nëse pyet në Gjirin e Lalzit, një dhomë në një prej hoteleve të kësaj zone shkon deri në 80 euro nata, çka e bën të pamundur për atë shtresë që pushimet i siguron me kursimet e veta.

E njëjta situatë dhe në jug. Vende të tilla si Dhërmiu, Drimadhe, Jali, Himara të preferuara aq shumë jo vetëm kanë rritur çmimet e dhomave por dhe shezllonet pa llogaritur koston e ushqimit.
Në Himarë një dhomë në natë në periudhën e gushtit varion nga 50-60 euro në shtëpitë private në 150 euro në hotelet buzë detit.

Ndërsa shtresa e varfër, ata që s’kanë punë, do të mjaftohen të shohin fotot e VIP-ave në insta e facebook e të ëndërrojnë se ndoshta dhe për ta do të vijnë ditë të mira.
Ose për ata që disponojnë automjet privat, mundësia e vetme janë fundjavat në Durrës e Golem, atje ku dhe rreziku nga Covid është më i madh për shkak të grumbullimeve.

Pandemia, përveç kostos së lartë të shpenzimeve për shëndetin, për mirëqënien, po rëndon dhe në buxhetin e pushimeve aq të pritura për të gjithë. Në fund, zgjidhja është të qëndrosh në shtëpi e të shijosh fundjavat ose të shpenzosh të gjitha sot duke rriskuar financat për muajt e tjerë në vazhdim.

Pushimet verore, pandemia nxjerr në pah diferencën sociale

Pushimet verore, pandemia nxjerr në pah diferencën sociale

Pushimet verore, pandemia nxjerr në pah diferencën sociale

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore