Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Psikologu: Varianti i ri i virusit ndikon direkt në shëndetin mendor, institucionet të krijojnë një qendër rehabilitimi

Psikologu: Varianti i ri i virusit ndikon direkt në shëndetin mendor,

Varianti i ri i virusit COVID-19 do të ndikojë në mënyrë direkte te popullata dhe do të shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, në një intervistë për "Ekonominë Online".

“Duke pasë parasysh që virusi ose Covid-19 është gogolizu (zmadhuar) si një virus keq sjellës, si një virus që sjell vdekjen, atëherë dhe çdo variant i ri që qarkullon si pasojë dhe ka ndërlidhje me virusin apo me Covid-19 është diçka që pritet me shqetësim nga popullata dhe ndikon në mënyrë direkte në formë negative tek shëndeti mendor dhe jo vetëm varianti i ri që është duke qarkulluar por çdo gjendje gripoze e cila ka me pasë simptomat e njëjta ka me shkaktua shqetësime psikologjike tek popullata përkatësisht destabilizim emocional dhe ndikim direkt në shëndetin mendor”, u shpreh mes të tjerash ai.

Havolli shton gjithashtu që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejtë është stresi pas reumatik, që do rikthehet dhe ri përjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetua stresin pas reumatik.

Ai mes të tjerash tha që hapësira e munguar institucionale dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do të krijojë vështirësi në të ardhmen.

“Ashtu siç nuk kemi punuar asgjë deri sot me veteranët e luftës të cilët përjetojnë stresin pas reumatik, ashtu nuk kemi punuar dhe nuk e shohim hapësirën  institucionale ku institucionet tona kanë me ofrua një qendër rehabilitimi për punën e personave të cilët përjetojnë stresin  pas reumatik sepse këta persona që përjetojnë këtë stres, janë persona që kanë probleme, që janë barrë edhe për familjen por edhe për gjendjen e tyre shpirtërore dhe për shoqërinë dhe këta individë munden me privua jetën e tyre dhe me ndëshkua në forma të ndryshme edhe shoqërinë që e kanë”, tha Havolli.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha që në periudhën e pandemisë është frika ajo që  dominon tek shumë individë. Pastaj sipas Havollit, rastet që i kanë trajtuar kanë qenë si pasojë e akumulimit të ankthit e stresit, ku si rrjedhojë e kësaj kanë arritur deri te ideja e vetëvrasjes.

Tutje, ai tregoi se gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre kanë arritur të parandalojnë shumë vetëvrasje.

“Përkatësisht mund të themi që kanë qenë gjinia femërore ajo pjesa që kanë kërkuar më së shumti shërbime psikologjike dhe aspekti që ka ndikuar më së shumti ka qenë frika që ka dominuar në çdo individ, pastaj është rrit edhe stresi dhe me akulumimin e stresit është shtuar edhe doza e ankthit tek disa individë dhe në disa raste edhe depresioni mirëpo ne kemi pasur raste që kemi parandaluar vetëvrasje të ndryshme gjatë ofrimit të shërbimeve psikologjike online, dhe çdo ditë në mënyrë fizike për pacientët post-covid por edhe për klientët e tjerë që marrin shërbime psikologjike ku dominon ideja  që zgjidhja e vetme është vetëvrasja, prandaj këto janë faktorët më të rrezikshëm dhe arsyet që individët kanë kërkuar këshillime psikologjike”.

Ndikimi i pandemisë tek psikologjia e njerëzve sipas Havollit ka ndikuar deri tek dhuna në familje.

“Ka ndikuar mund të themi lirisht në aspektin psikologjik në mënyrë negative për faktin se gjatë kësaj periudhe duke filluar që nga marsi i vitit 2020 dhe në vazhdimësi edhe gjatë kësaj periudhe është rritur nevoja dhe kërkesa e individëve për marrjen e shërbimeve psikologjike dhe ka ndikuar në aspektin negativ edhe në rritjen e situatave të ndryshme, sjellje agresive,  dhunës në familje dhe mos të flasim, se është rritur kohëve të fundit edhe fenomeni i vetëvrasjeve, pra kjo po shihet që gjithkund e ka zanafillën dhe si pasojë e situatës të tej zgjatur tek individët ka ndikuar dhe është duke rënduar aspektin psikologjik të tyre”, u shpreh tutje Havolli.

E ofrimin e shërbimeve pos psikologjike por edhe mjekësore psikologu Havolli e ka bërë edhe në front të përballjes me pandeminë, ku që nga fillimi me përballjen me pandeminë ka qëndruar në pikën kufitare veriore në Jarinjë, kufi me Serbinë për të ofruar shërbime shëndetësore për personat që vinin nga shtetet fqinje.

“Me të vërtetë ofrimi i shërbimeve mjekësore në pikat kufitare, sidomos ne që  kemi qenë në pikën kufitare veriore në Jarinjë, që është në kufi me Serbinë, kemi qenë aty dhe kemi ofruar shërbime shëndetësore, shërbime mjekësore dhe në kuadër saj edhe shërbime psikologjike, dhe mund të themi që kjo ka qenë një përvojë e paharruar dhe një përvojë që po vazhdon edhe për neve që me ngre zërin se me të vërtetë edhe institucionet tona relevante duhet ta shohin profesionistin shëndetësor si alfën dhe omegën, sepse ne kemi qenë ata që kemi filluar që nga muaji mars duke ofruar shërbime mjekësore, matje temperaturës, matje tensionit, pastaj identifikimin e personave nga origjina në të cilin vinë, identifikimin e personave me Covid dhe ndoshta rekomandimin e personave për mbyllje jo karantinim por për mbyllje të përkohshme për arsye se kanë ardhur nga vendet e infektuara”, deklaroi ai.

Ai shtoi që gjatë këtyre kontrolleve kanë hasur në persona që kanë qenë të traumatizuar, dhe në një gjendje emocionale jo të mirë.

Sa i përket rolit të psikologut sidomos në këto periudha të vështira për secilin shtet Havolli potencoi që roli i psikologut ka qenë dominant dhe ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës.

“Ka qenë pikërisht kjo situata që e potencuam që nga marsi i vitit 2020, ku është vendosur dhe ka dominuar roli i psikologut përkatësisht psikologu ka qenë  shumë afër popullit më shume se kushdo tjetër, sepse në qoftë se mantel bardhët kanë qenë në formën fizike shumë afër popullatës, psikologu ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës, dhe si diçka e tillë ne kemi qenë ata persona që kemi ndikuar në aspektin pozitiv dhe të mirë të fjalës që kemi shëruar shumë zemra të thyera”, deklaron tutje Havolli.

Sipas psikologut Havolli mbi 70 % e sëmundjeve në botë vinë si pasojë e stresit, prandaj edhe kontributi sipas tij dhe nga ana e psikologëve ka qenë mjaftë i rëndësishme.

Madje edhe ofrimi i shërbimeve nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka qenë aktive duke ofruar trajnime dhe shërbime nga më të ndryshmet.

“Ka qenë Shoqata e Psikologëve të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka qenë lidere dhe kanë qenë pinjoll i ofrimit të shërbimeve psikologjike dhe shumë afër popullatës, duke filluar që nga marsi, përkatësisht nga 8 marsi i vitit 2020 kur është paraqitur rasti i parë me Covid- në Shqipëri ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, dhe në bashkëpunim me ata të Shqipërisë kemi qenë bashkë për ofrimin e shërbimeve psikologjike online për gjithë shtetasit shqiptarë shqipfolëse, por pastaj kjo është zgjerua në disa shtete shqipfolëse në pesë rajone shqipfolëse, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova Lindore përfshirë Kosovë dhe Shqipëri”, tha Havolli.

Psikologu dhe njëherësh kryetari i kësaj shoqate tha që pasojat që i ka sjell pandemia janë një goditje e madhe, si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor dhe sipas tij nuk po i shihet fundi.

“Ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, pandeminë edhe pasojat që i ka sjell pandemia i kemi pa si një goditje tepër e madhe, përpos  që ka qenë si një goditje në shëndetin fizik të popullatës kjo ka qenë edhe një goditje tepër e madhe në shëndetin mendor të popullatës për faktin se kjo popullatën e ka zënë të papërgatitur, dhe është një situatë e cila nuk po i shihet fundi dhe për faktin që nuk po i shihet fundi është një situatë e tej zgjatur dhe kjo me të vërtetë i ka goditur popullatën në aspektin negativ dhe në mënyrë direkte në shëndetin mendor”, u shpreh ai.

Ai bën thirrje tek institucionet vendore që tashmë sipas tij është koha e fundit që ata ta kthejnë kokën nga profesionistët të shëndetit mendor, e nga psikologët që t’i inkuperojnë ata në çdo institucion të mundshëm dhe për faktin që sipas tij nuk ka një funksionim të shëndoshë të shtetit pa një gjendje mendore të shëndoshë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore