
Pse u zgjodh ora 20:00 e izolimit/ Brataj i bindur: Covid britanik i pranishëm në Shqipëri
Pavarësisht se ministrja e Shëndetësisë dhe anëtarët e Komitetit Teknik deklaruan se dyshimet janë që prezent në vendin tonë është varianti afrikano-jugor i Covid dhe jo ai britanik, kreu i Urgjencave Kombëtare ka një mendim të kundërt.
Brataj është i bindur se varianti anglez është prezent në Shqipëri dhe atë argumenton dhe me faktin se shumë shqiptarë kanë lidhje me Britaninë e Madhe, pasi janë britanikë. Mendoj se shtami ekziston në të gjitha karakteristikat të ngjashme me këtë variantit të parë të Covid të regjistruar në Shqipëri.
Duke folur për Neës 24, Brataj tha se ka një rritje të të infektuarve në moshë të re, ndërsa shtoi se mutacionet e koronavirusit janë prezentë edhe në Shqipëri
“Diskutuam sot që nga ora 09:00 e mëngjesit dhe e vendosëm. Diskutuam sa është incidenca në çdo grupmoshë. Çdo ditë ne bëjmë analizën dhe shohim çfarë ka ndryshuar. Moshat më aktive janë nga shkolla e mesme tek universiteti. Kjo bëri që të ketë më shumë infektime në moshat 45-55 vjeç. Te shkollat 9-vjecare është situata e qëndrueshme, prandaj menduam të vazhdojë mësimi aty. Rritja ndodhi në mënyrë të menjëhershme, gjë që na solli në të njëjtat kushte si Anglia, e cila identifikoi variantin e ri. Shqipëria nuk i mbyll dot kufijtë për virusin, aq më tepër kur janë identifikuar raste në Greqi, Maqedoninë e Veriut. Pati dhe një relaksim të masave që kishim”, tha Brataj.
A ekziston ndonjë mutacion i koronavirusit në Shqipëri?
Kjo do një interpretim shumë të kujdesshëm. Ajo që shkenca thotë është se prania e virusit te njeriu mund të ngelet për disa kohë, edhe muaj. Riinfektimi është më i lehtë se sëmundja. Shtami (mutacioni) është vërtetuar që ekziston dhe për mua është prezent edhe në Shqipëri.
Pse u vendos ora 20:00?
Ora më sociale, më e ftohtë, më e ngjeshur, është ajo e darkës, ndaj dhe u vendos mbyllja në orën 20:00. Është dydja më e madhe, që sjell dhe riskun më të madh të përhapjes së virusit. Në lokalet e natës nuk ka asnjë lloj ajrimi.
Po fundjavat do të mbyllen fare?
Për këto dy javë këto ishin masat, do të funksionojnë njësoj edhe për fundjavën. Kam dhe një këshillë për politikën, të mos i fusin hundët fare te bluzat e bardha, se nuk ka Komitet Politik, por është Komitet Teknik. Personeli mjekësor po punon pa pushim prej një viti, pa orare.

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
