Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pse nuk përdorim naftën tonë? Rama e thotë njëherë e mirë: E jona nuk përdoret dot për makinat

Pse nuk përdorim naftën tonë? Rama e thotë njëherë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes që dëgjojmë të bëhet shpesh mes shqiptarëve: Pse paguajmë kaq shumë për naftën kur naftë prodhojmë vetë?

Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar për planin e shpëtimit nga kriza e energjisë, Rama tha se nafta që prodhon Shqipëria është e pamundur të përdoret për automjetet.

“Naftën nuk e përdorim për makinat tona, se është naftë e rëndë, dhe dërgohet jashtë për elementë të tjerë kryesisht bitum,” shtoi kryeministri.

"Nga ana tjetër në e blejmë shtrenjtë sepse jemi në nevojë kur ka thatësirë. Unë s'jam këtu për të bërë sikur nuk ju dëgjoj as kur thoni se ne e prodhojmë vetë naftën dhe s’kemi pse e blejmë, por jo.

Shqipëria nuk e prodhon dot naftën që konsumon. Në çmimin e naftës që ju blini është brenda taksa e qarkullimit të cilin në rajon e paguajnë veçmas, dhe ajo e karbonit sepse vendin nuk e ndotin as fëmijët e as pensionistët, por mjetet," u shpreh Rama. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore