Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pse disa persona që kanë kaluar Covid nuk zhvillojnë antitrupa

Pse disa persona që kanë kaluar Covid nuk zhvillojnë antitrupa

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar arsyet përse jo të gjithë personat që kalojnë Covid-19 nuk zhvillojnë antitrupa duke u bazuar në një studim të CDC.

Skënder Brataj ka sjellë një studim, që sipas tij, shpjegon arsyet se përse disa persona nuk zhvillojnë anti-trupa pasi kalojnë Covid,

Brataj tregon se varianti Delta është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.

Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infectious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.

“Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja. Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët. Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak. Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Weimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë”, shkruan Brataj.

Sipas kreut të urgjencës, interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit, nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.

“Varianti Delta, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit”, thotë ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore