Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pse del testi pozitiv edhe disa muaj pas kalimit të Covid

Pse del testi pozitiv edhe disa muaj pas kalimit të Covid

Tek disa njerëz testet e koronavirusit tregojnë rezultat pozitiv, megjithëse infektimi ka muaj që ka kaluar.

Studiuesit besojnë se kanë gjetur një përgjigje për këtë. Një shpjegim i mundshëm, sipas tyre, ka ardhur nga studiuesit amerikanë, që siç shkruan DW, thonë se grimca të imëta të ADN-së së virusit, në raste të rralla, mund të zënë vend në ADN-në e njeriut.

Si rezultat testi vazhdon të tregojë infektim, megjithëse viruset prej kohësh janë larguar nga trupi. Rezultatet e  studimit të publikuar paraprakisht ende presin vlerësimin e pavarur të studiuesve të tjerë. Viruse të plotë, që mund të shkaktojnë një sëmundje të re apo që mund të infektojnë njerëz të tjerë, nuk mund të krijohen më si pasojë e kalimit në ADN, shkruajnë studiuesit. Në kuadër të vaksinimit të pritshëm kundër koronavirusit është shprehur herë pas here shqetësimi se vaksina e ARN-së mund të transformohet e integrohet në ADN.

Studiuesit thonë, se integrimi i ADN-së së virusit në ADN-në njerëzore për shkaqe biologjike është i pamundur, sepse informacionet gjenetike janë të formave të ndryshme: tek virusi ato kanë formën e ARN-së, tek njeriu të ADN-së. Për shkak se molekulat kanë përbërje kimike të ndryshme, ato nuk mund të shkrihen me njëra-tjetrën.

Por puna e studiuesve nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit në Cambridge tregon se me gjasë, në kushte mjaft ekstreme kjo është e mundur, dhe në raste shumë të veçanta ndodh edhe pas një infektimi të natyrshëm. Nga njëra anë, studiuesit gjetën në të dhënat e ADN-së të qelizave të njerëzve të infektuar, grimca të substancës gjenetike të virusit në ADN-në e njeriut.

Nga ana tjetër ata provuan në eksperimente të kultivimit të qelizave, se qelizat në raste të rralla mund ta marrin ADN-në e virusit, nëse aktivizohen pjesëza të caktuara të ADN-së njerëzore. Përmes këtij aktivizimi ARN-ja e virusit shndërrohet në ADN dhe mund të ndërfutet në substancën gjenetike të njeriut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore