Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Produktet bimore që na përforcojnë imunitetin, herbalisti i njohur: Vendosni në çdo dhomë nga një qepë për...

Produktet bimore që na përforcojnë imunitetin, herbalisti i

Herbalisti i njohur, Irfan Gjeci, ka sugjeruar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” produktet bimore që rrisin imunitetin tonë në stinën e dimrit. Sipas tij, na u desh ky virus që ne të merrnim kontrollin e shëndetit tonë.

“Kimia e trupit tonë sot, duke ditur se kemi përdorur ushqime të përpunuara dhe të shpejta, ka bërë që të kemi imunitet të ulët. Virusi do të jetë agresiv dhe do vijojë për 3 vite. Prandaj ne duhet të bëjmë kujdes”, tha ai.

Irfani shtoi se njerëzit duhet të përdorin çarjat e sherebelës, hithrës, trëndafilit të egër që ka vitaminë C.

“Sot do qëndrojmë në një fokus tjetër, në çdo dhomë të shtëpisë të ketë një qepë të prerë që të thithë viruset. Të nesërmen duhet ta hiqni”, vijoi herbalisti.

Më pas ai shtoi se tani jemi në një stinë të bukur në vendin tonë dhe kemi portokaj e limonë si dhe murrizin.

“Për zemrën dhe enët e gjakut çaji u murrizit. Xhinxheri i cili ul inflamacionin në organizëm dhe mund ta përdorim çdo ditë. Dhe për vështirësitë në frymëmarrje ta përdorin me limon”, përfundoi Gjeci.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore