Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Probleme me Bankers e Albpetrol”/ Zharrëza e mbushur me pellgje nafte, banorët japin alarmin: Në vjeshtë rrezikojmë...

“Probleme me Bankers e Albpetrol”/ Zharrëza e mbushur me

Zharrëza është kthyer një rrezik të madh për banorët e zonës, pasi gropat e hapura me naftën bruto të tejmbushura mund të shkaktojnë probleme të paimagjinueshme në jetën e njerëzve. “Puset e patrajtuara na janë bërë tejet shqetësuar. Para një viti e gjysmë kemi pasur edhe një humbje jete. Ia kemi paraqitur këtë ankesë edhe Albpetrolit kompanisë që ka në pronësi këtë por asnjë veprim nuk ka ndërmarrë”, tha Tajar Ajdini në emisionin “Breaking” në Top News.

Ai shtoi se janë rritur sëmundjet kancerogjene dhe ato në gjak, si fenolet, por nuk ka asnjë ndërhyrje. “U jemi drejtuar disa herë drejtorisë rajonale të Mjedisit dhe nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Vërejmë te pika e shitjes në Zharrës kanë nisur punimet. Ne kemi problem vjeshtës për këtë”, tha Redhi.

Ai thekson se kjo gropë e mbushur me naftën bruto nuk ka lejen mjedisore sipas ligjit. “Kemi kontaktuar deputeten e PS-së, Antoneta Dhima se ajo e mbulon. I kemi telefonuar, ka qenë, është gjendur pranë, por nuk ka asnjë pikë force për të zgjidhur problemet.

“Gropa ekologjike numër 7, paraqet një rrezik të lartë për ndotjen e ujërave nëntokësore dhe mbi sipërfaqe. Këto janë edhe pa leje mjedisore”, tha një tjetër përfaqësues i shoqatës Mjedisore të Zharrëzit.

“Ne kemi problem edhe rrugët e Bankers, kalojnë makinat dhe i gjithë pluhuri kalon në prodhim. Po të vish në behar, grurë,misër mbyten nga tymi. Erdhi një bot me ujë dhe spërkatën”, tha Tajar Hajdini.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore