Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Amnistia/ Prapakthehu e Qeverisë për bllokimin e patentave dhe makinave për 3 vjet për shkelësit e masave kufizuese

Amnistia/ Prapakthehu e Qeverisë për bllokimin e patentave dhe

Qeveria ka ndërhyrë sërish në aktin normativ shtrëngues për masat kufizuese, duke hequr penalizimin e rëndë me heqje patente prej 3 vitesh dhe bllokim mjeti për shkelësit e karantinës.

Masat zbuten me vetëm 30 ditë heqje të patentës për drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur kufizimet.

“Masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, sipas pikës 11, të nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 (tridhjetë) ditësh, i parashikuar në shkronjën “b”, të nenit 1, të këtij akti normativ”, thuhet në nenin që flet për shlyerjen e masave administrative.

Kjo do të thotë se me këtë akt normativ, të gjithë atyre qytetarëve që u është sekuestruar leja e drejtimit dhe bllokuar automjeti për shkelje të kufizimeve mund të marrin menjëherë si patentën, ashtu edhe makinën nëse janë mbushur 30 ditë që nga momenti i bllokimit të tyre.

Gjithashtu, në Kuvend është e depozituar edhe një nismë e deputetit Myslim Murrizi, që përmban një nen të vetëm e që nëse miratohet do të falte të gjitha gjobat dhe penalitet e ndërmarra përgjatë pandemisë.

“Heqjen e të gjitha masave administrative, si gjoba, pezullim leje drejtimi dhe bllokim automjeti të vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid 19 në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në projektligjin e propozuar nga Murrizi.

“Mendoj që një amnisti për të gjitha këto masa nuk cenon as autoritetin e shtetit, as prek buxhetin e tij, por ndihmon dhe lehtëson qytetarët shqiptarë të cilët në kushte dhe rrethana të caktuara për t’u shërbyer të afërmve të tyre, ose detyruar nga gjendja ekonomike ju është dashur të shkelin disa rregulla strikte të vendosura me akte normative”, thotë në relacionin shoqërues deputeti i opozitës parlamentare./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore