Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pranvera trokit? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat javën e ardhshme

Pranvera trokit? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit dhe depërtimit të Anticiklonit të Azoreve drejt europës qëndrore.

Në këtë mënyrë për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin er vranësira të pakta kalimtare.

Ndërsa dita e Mërkurë do të ndikohet nga kalimi (i shpejtë) i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek. Ditën e Mërkurë era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatre deri në 8m/sek por hera-herës në bregdet dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpjetësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa ditën e Mërkurë pritet që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të  jetë i forcës 3-4 ballë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore