Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pranimi i simboleve kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Faik Nika: Kemi 30 vite që e kërkojmë, presioni...

Pranimi i simboleve kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Faik Nika: Kemi

Një lajm i mirë vjen nga Mali i Zi, pasi shqiptarët e këtij vendi më në fund mund të shpalosin lirshëm simbolet kombëtare. Ata mund të festojnë pa problem dhe të ngrenë flamurin kombëtar në festat tona.

Ishte Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi që i propozoi qeverisë të miratonte përdorimin e simboleve tona kombëtare. Fatmirësisht, qeveria malazeze ishte dakord dhe u dha këto të drejta minoriteteve.

Ky lajm i bukur u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte kryetari i Këshillit Kombëtar në Mal të Zi, Faik Nika.

Ky i fundit u shpreh se subjektet shqiptare kanë 30 vjet që e kërkojnë një gjë të tillë, por për çështje procedurale erdhi në këtë moment ky vendim. “Erdhi ky vendim në këto momente pasi është çështje procedurale. Pa patur vonesa në procedurat parlamentare”, tha ai.

Nika tregoi se më herët shqiptarët e Malit të Zi dënoheshin nëse ngrinin flamurin kombëtar apo tregonin simbole të tjera në publik, por tani një gjë e tillë nuk ndodh.

“Tani flamuri shqiptar është flamuri kombëtar i të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Shqiptarët e Malit të Zi mund të dalin publikisht me simbolet kombëtare pa u gjobitur. Vendimi erdhi si pasojë e presionit ndaj qeverisë në pushtet”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore