
“Policët barkderrë”, Lleshaj ia gjen vendin njerëzve që i kap reforma: Do t’i çojmë roje në...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar sot se policët që dalin pa punë nga reforma në Policinë e Shtetit, do t’i dërgojnë në ruajtje të shkollave. Në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore ka kaluarligji i ri i Policisë së Shtetit.
Në projektligjin e ri vendoset krijimi i Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe jo shtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërkaq, në këtë draft parashikohet një reformë e thellë në Policinë e Shtetit, ku një pjesë e madhe oficerëve dhe policëve sipëm moshës 55 vjeç dalin në reformë për t’u zëvendësuar me të rinj.
Ndërkaq, në radhët e policisë do të ketë edhe kritere të rrepta të normave fizike të formës trupore. Për këto policë, dikur doli edhe një dokument policie që i quajti “policë barkderrë” për të cilët pati edhe polemika të shumta. Në komisionin parlamentar të Ligjeve, Lleshaj deklaroi se punonjësit e policisë do të kalojnë si nëpunës civil, duke i futur si roje në shkolla.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >

Situata e Covid/ Pipero: Nuk ndryshojnë masat, kur pritet ulja e rasteve
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

