Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Po vjen fundi i pandemisë! Moderna njofton krijimin e vaksinës, është 95% efektive

Po vjen fundi i pandemisë! Moderna njofton krijimin e vaksinës,

Një tjetër lajm i mirë për njerëzimin. Një vaksinë e re që mbron nga Covid-19 është gati 95% efektive, tregojnë të dhënat e para nga kompania amerikane Moderna.

Rezultatet vijnë pak pasi kompania Pfizer njoftoi se vaksina e saj ishte 90% efektive, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund t’I japin fund pandemisë dhe të shpëtojnë njerëzimin.

Moderna, përmes një reagimi,  thotë se është një "ditë e shkëlqyer",ndërsa planifikon të aplikojë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme, shkruan SHQIP.

Kompania bioteknologjike tha se do të ketë 20 milion doza të gatshme për t’u dërguar në SHBA para fundit të vitit 2020 dhe shpreson të prodhonte 500 milion të tilla deri në një miliard doza globale vitin e ardhshëm. Ajo u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë

Sidoqoftë, kjo është ende e dhënë e hershme dhe pyetjet kryesore mbeten pa përgjigje.

Çfarë nuk dimë?

Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti i kësaj vaksine. Nuk ka gjithashtu të dhëna se sa mirë funksionon në grupmoshat më të vjetra, të cilët rrezikojnë më shumë të vdesin nga Covid.

Megjithatë, Zaks i tha BBC të dhënat e tyre deri më tani sugjerojnë se vaksina "nuk duket se e humbet fuqinë e saj" me rritjen e moshës.

Dhe nuk dihet nëse vaksina thjesht ndalon njerëzit të sëmuren rëndë, ose nëse i ndalon ata gjithashtu të përhapin virusin.

Të gjitha këto pyetje do të ndikojnë në mënyrën se si përdoret vaksina e koronavirusit.

A është e sigurt?

Asnjë shqetësim i rëndësishëm i sigurisë nuk është raportuar, por asgjë, përfshirë paracetamolin, nuk është 100% e sigurt.

Lodhje dhe dhimbje koke u raportuan pas injeksionit në disa pacientë.

"Këto efekte janë ato që ne do të prisnim me një vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune", tha Prof Peter Openshaë, nga Imperial College London./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore