Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Po kurohet në Itali nga Covid”/ Reagon Pipero: Edhe pak ditë më duhen, ndodhem në...

“Po kurohet në Itali nga Covid”/ Reagon Pipero: Edhe pak

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka reaguar pas lajmeve të dale se ai kishte shkuar për t’u kuruar në Itali nga Covid. Mjeku mohon se të ketë shkuar në Itali për mjekim dhe se aktualisht ndodhet në Shqipëri, e pikërisht në zonën e Ramzës të zonës së Shkodrës,

“Përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!”, shprehet Pipero në një status në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se do të qëndrojë në Razëm për 3-4 ditë dhe se të hënën do të paraqitet në punë.

“Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time.

Do kemi kohë të flasim më gjatë, t'ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  të infektimit tim pas marrjes së dozës së pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pësova!”, shprehet Pipero.

Mjeku edhe bëri vaksinën anti Covid u infektua më 27 janar dhe koha e rikuperimit zgjati gati 20 ditë.

Reagimi i plotë

Të dashur miq!

Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studente, qytetarë, politikane, shtetarë, dhe me dashuriene dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i "çliruar" nga kthetrat e virusit, jam covid frë, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time.

Do kemi kohë të flasim më gjatë, t'ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos  të infektimit tim pas marrjes së dozës së pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pësova! Por sigursisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen.

Ndaj ju këshilloj të gjithëve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund! Pellumb Pipero

Statusi i 27 janarit

Me ndodhi dhe mua! Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.


Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e kishte krahasuar Covid 19 me nje "rulete ruse", dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne "dore te fatit rulet ruse", por ti mjekojme e sherojme.
Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote.

Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore