Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet

RISQARIM QË SQARON ÇDO GJË!! Statusin e vendosi Dr. Martin Mano, i cili nuk kishte gjetur vend pune në vendin fqinj Itali dhe erdhi në Shqipëri. Edhe pse ishte nga Korça shkoi atje duke marë edhe bonusin e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.000.000 lekë plus rrogën për disa muaj.

Sapo gjeti vendin në Itali, iku i revoltuar nga Shqipëria dhe ka filluar fushatën e denigrimit të kolegëve nga aty ku është!

Dr. Taulant Muka nëse ankohet ka motivet e tij, por ju nuk ja dhatë mundësinë, ndërsa këtij patrioti të madh po! Dr. Alimehmeti komentoi shifrat dhe është nga specialitët më të mirë të kësaj fushe. Nuk e kam parë asnjëher nëpër cepa, diskutoj me të me kënaqësi shpesh herë. Sikur partitë politike të ofronin specialistë të tillë në radhët e tyre, do të isha shqiptari më i lumtur.

Po sqaroj edhe njëher, që nuk po mbroj askënd, se mos i ngelet merak Dr. Elona Cekanit! Unë do vazhdoj të mbroj bluzat e bardha që përbëjnë sistemin shëndetësor. Statuset i bëj rrallë por të gjata që ta kuptojnë të gjithë. Kohën time di ta administroj shumë mirë. Ndoshta doktorësh duhej të revoltoheshit edhe më parë jo vetëm për të afërmit tuaj! Unë shqetësohem për të gjithë pacientët!

KONKLUZION
Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë. Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit.

Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit shkurt. Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.
R=0.96, qenka më i mirë se Zvicra thotë doktoresha! Mos u habit doktoresh,nuk i nxjer unë, nuk i nxjer Shqipëria, i nxjer OBSH dhe Universiteti i Harvardit këto përllogaritje.

Dr. Erjon Panajoti, Dr. Elona Cekani dhe kush e mendon ose llogarit si ju, mesa duket matematikën e paskeni opsion! Po ju bëj dy llogari të thjeshta, që të mos i harroni dhe të mos flisni broçkulla si këtu, si në televizione! Ndoshta ju dhe dikush tjetër nuk i paskeni të qarta si përllogariten shifrat!!

Standartet ndërkombëtare sipas WHO, ECDC dhe CDC. i llogarisin kështu të sëmurët: 20% e të infektuarëve aktivë do të jenë të sëmurë.

Pra kemi 35.815 të infektuar aktiv në Shqipëri. 20% e tyre do të jenë pacientë. Pra 7.163, nga të cilët 80% janë me formën e lehtë dhe të mesme që trajtohen në banesë, që do të thotë 5.730. pacientë.
Mbeten (20%), e të sëmurëve, 1. 433 që janë format e mesme dhe të rënda që kanë nevojë për shtrim spitalor.

Në spitale aktualisht janë rreth 700 pacientë të shtruar. Te privati 200 të shtruar sipas jush!
Atëher 533 pacientë që duhet të jenë të shtruar në spital i bie që po trajtohen në banesë!! Nëse do të ishin në spitale të gjithë duke përjashtuar edhe spitalet private, pra 1.433 të sëmurë, ne do të kishim të lira 167 shtretër të lirë nga 1.600 që kemi në dispozicion të Covidit. Duke hequr 200 të privatit do të ishin(janë) realisht 367 shtretër. Do të thotë që do të ishin të okupuara 77.1% e burimeve spitalore në shtretër.

Ndërsa aktualisht duke qenë se po i tmerroni qytetarët janë të okupuara 56.3% e kapaciteteve spitalore! 533 pacientë që kanë nevojë për spital, por trajtohen në banesë, të cilët shumë herë ndiqen nga urgjenca 127, mjeku i famijes ose sipas zgjedhjes së tyre, privatisht. Pra bomba, katastrofa, pendesa, përgjegjësitë tregojani njëher vetes tuaj me panikun që po shpërndani, me gënjeshtrat që po i bëni me orientim ose jo, për mungesë njohurish, apo çfarëdolloj arsyeje tjetër, jepini grupit dhe shqipëtarëve një përgjigje!!

Ku është pseudoshkenca? Ky është lincim që u munduat të bëni! Thuajini kush është PATETIK dhe ku janë 5.000-6000 pacientë në banesë?!!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore