Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Plas debati në studion e Breaking për vaksinën Kineze, sherri mes Shehut dhe Spahiut

Plas debati në studion e Breaking për vaksinën Kineze, sherri mes

Garancia e siguria e vaksinës kineze ka shërbyer për të shpërthyer debati në studion e “Breaking” në Top News ndërmjet Klodiana Spahiut të PS-së dhe Tritan Shehut të PD-së. Shkak ishte deklarata e demokratit Shehu se vaksina kineze është pacertifikuara nga EMA dhe FDA dhe se është kriminale nga ana e kryeministrit Rama që t’i detyrosh ti bësh me detyrim. Kjo është kontestuar nga socialistja Spahiu, e cila shprehet se vaksina kineze është e sigurt dhe se kjo tregon se shumica e njerëzve janë të mbrojtur.

Spahiu: Kjo është kriminale, e duke e ditur se 95% e të sëmurëve në Infektiv janë të pavaksinuar, e kjo tregon se ajo vaksinë ka qenë efikase. Vaksina kineze, e Coronavac krijon më tepër antitrupa, antiken.

Shehu: Mësojani këtë agjencisë evropiane, e BE, pse nuk i përdorin ato, pse është EMA, FDA nuk i kanë certifikuar

Spahiu: Jemi shumë dakord me Green Pass e do ta kemi në shtator. Por thirrja juaj është gabuar, se jeni dhe mjek.

Shehu: Klodi, lëri këto tani...

Spahiu: Ne kemi afërisht 2 milionë vaksina me kontrata, ne mendojmë se me 6 kontratat që kemi do të na vijnë deri në tre milionë vaksina.

Shehu: Zonjë ka mundësi tani, se kam edhe punë të tjera. Po më kalon edhe orari. Së pari ju thoni, se detyrimi i marrjes së vaksinave është kriminale. Jo detyrimi i marrjes së vaksinave të pa certifikuara, është kriminale dhe vepër penale. Po të ishin të mira edhe Gjermania, Italia e merrnin atë vaksinën kineze. OBSH nuk certifikon asnjë vaksinë në botë. Kurrë në botë OBSH nuk ka certifikatë në botë. Jam pro Green PASS, mbasi shteti të sigurojë. Mos jepni vaksina të pa vaksinuara, se është kriminale pa diskutim dhe vepër penale. Shqipëria ka bërë 50 gjilpëra për 100 banorë me dy doza, ne jemi në nën nivelin e mesatares botërore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore