Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pipero i sigurtë se nuk do rikthehemi në karantinë, kërkon të bëhet e detyrueshme me ligj mbajtja e...

Pipero i sigurtë se nuk do rikthehemi në karantinë, kërkon

A do të rikthehemi në karantinë? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, referuar numrit të lartë të rasteve me koronavirus në vendin tonë. Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi i sigurtë në “Zonë e Lirë” se nuk do ketë sërish izolim, gjithsesi ai pranoi se vendimi u takon autoriteteve.

"Jo! Jam shumë i sigurtë se ne nuk do të kemi një karantinë të dytë. Si specialist jap një mendim, si qytetar do zbatoj çdo vendim. Vendimet e kryeministrit kanë qenë në përputhje me situatën"

Mjeku i njohur kërkoi nga instuticionet që të bëhet e detyrueshme përdorimi i maskës. Kjo sipas tij do të ndikonë në uljen e menjëhershme të të infektuarve.

Ka ardhur momenti që ta bëjmë me detyrim ligjor maskën. Nëse më parë thoja se maska nuk duhet përdorur në rrugë, prapë ashtu thëm, por qytetarit duhet t’i bëhet mënyrë jetesë maska. Duhet ta ketë kudo me vete, në zyra, punë, lokale, supermarkete. Duhet të jemi të kujdeshëm. Nëse nuk ruajmë dot distancën 1.5 metër, duhet të vendosim maskën. Nëse maska bëhet me detyrim, ju garantoj se numrat e të infektuarve në dy javë do bien, do pjestohen me katër”, tha Pipero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore