Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pipero: Gripi i stinës mund të shtojë të sëmurët, nga fundi tetorit do të kemi...

Pipero: Gripi i stinës mund të shtojë të sëmurët,

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, sqaroi se spitalet shqiptare kanë kapacitete përballuese për viruset e stinës.

Sipas tij që këto kapacitete të mos rëndohen me virozat e stinës siç është gripi stinor, duhet që qeveria të marrë masa dhe të sigurojë vaksinën për moshat e rrezikuara, të cilët janë më të ekspozuar për tu dëmtuar më tepër nga koronavirusi.

Pipero sqaroi gjithashtu se evidencat ende nuk kanë treguar nëse Covid-19 lë një imunitet të përkohshëm apo vazhdon gjithë jetën.

Sakaq mjeku infeksionist nuk kurseu këshillat e tij për ndërgjegjësimin e qytetarëve për tu mbrojtur nga koronavirusi duke respektuar distancimin social dhe rregullat e higjienës.

"Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara.

Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën.

Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore