Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Piku i Covid nuk ka ardhur ende / Brataj: Presim rritje të infektimeve në ditët në vijim

Piku i Covid nuk ka ardhur ende / Brataj: Presim rritje të infektimeve

Shqipëria regjistroi këtë të premte numër rekord rastesh të reja, por më e keqja nuk ka kaluar ende, sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se në ditët në vijim pritet një rritje e numrit të infektimeve.

“Do të ketë rritje të tjera siç e kemi parë në çdo vend europian kur fillon do një muaj një muaj e gjysmë. Piku do të arrihet brenda Janarit dhe do të fillojë më pas rënia, por duhet të jemi të kujdesshëm këto dy muaj sepse do kemi shifra të rritura”, deklaroi Brataj në një intervistë për Klan.

Brataj thotë se një pjesë e qytetarëve neglizhojnë simptomat dhe masat mbrojtëse kundër përhapjes së virusit.

“Numrat e të infektuarve janë edhe më të larta seç janë shifrat, pasi shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose tampon. Numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët dhe i kontrollueshëm”, tha ai.

Ai përsëriti se ka një rritje të thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare.

“Kemi një rritje të numrit të vizitave, jemi rreth 80 vizita për Covid dhe në spital shkojnë në 24 orë rreth 34 të shtruar. Përqindja e të shtruarve në spital ka rënë”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore