Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pfizer jep dritën jeshile / Pilula eksperimentale anti-Covid mund të prodhohet nga vendet e varfra

Pfizer jep dritën jeshile / Pilula eksperimentale anti-Covid mund të

Kompania amerikane e barnave Pfizer ka nënshkruar një marrëveshje për të lejuar pilulën e saj eksperimentale të trajtimit Covid-19 që të prodhohet dhe të shitet në 95 vende të varfra dhe në zhvillim.

Marrëveshja me OKB-ja mund ta vendosë këtë trajtim në dispozicion për 53 për qind të popullsisë së botës. Por, marrëveshja përjashton disa vende që kanë pasur shpërthime të mëdha të Covid-19, përfshirë Brazilin.

Pfizer thotë se pilula zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të rënda tek të rriturit vulnerabël.

Në një deklaratë të martën, Pfizer tha se marrëveshja do t'i lejojë prodhuesit vendas të ilaçeve të prodhojnë pilulën "me qëllimin e lehtësimit të aksesit më të madh për popullsinë globale".

Pfizer nuk do të marrë të ardhura për shitjet në vendet me të ardhura më të ulëta dhe tha se do të heqë dorë prej së drejtës së patentës në të gjitha kombet e përfshira në marrëveshje, ndërsa Covid mbetet një emergjencë e shëndetit publik sipas Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në fillim të nëntorit, Pfizer tha se provat klinike sugjerojnë se pilula e saj Covid-19, Paxlovid, ul rrezikun e shtrimit në spital, ose vdekjes me 89 për qind për pacientët e rritur me rrezik të lartë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore