Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj ministrisë

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj

Prindërit në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë kërkojnë që fëmijët e tyre të zhvillojnë mësimin normalisht, 45 minuta siç ka qënë më para. Prindërit shprehen për ‘Faxnews’ se për këtë kërkesë të tyre kanë informuar kryeministrin Edi Rama, presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe institucionet e arsimit. Prindërit thonë se kanë vendosur një afat 5 ditor dhe nëse nuk ka reagim pas këtij peticioni pohojnë se fëmijët e tyre do të bojkotojnë mësimin dhe më pas do të përshkallëzojnë protestën.

“Firmat kanë filluar të mblidhen që dje, peticioni është shpërndarë nëpërmjet e-maileve dhe presim reagimin e madh, gjitha firmat do të mblidhen dhe do të çohen në ministria e arsimit. Me dije është bërë kryeministri Rama dhe presidenti i republikës, Ilir Meta. Kanë një afat 5 ditor për të reaguar më pas do të përshkallëzojmë protestën duke bojkotuar mësimin prej dy ditësh dhe më pas do të zhvillojmë protesta. Nuk ka nevojë që mësimi të zhvillohet me turne”, deklaroi gjatë fjalës së tij nëna e një nxënësi.

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj


“Fëmijët e klasës së tretë nuk kuptojnë si të sillen me mësimin sepse ka që prej tërmetit 2019 që më shpejt ikin sesa vijnë në shkollë. Im bir është në klasën e tretë dhe nuk e ka marrë vesh çfarë është shkolla. Fëmija ta kuptojë si është mësimi në shkollë duhet të bëhet procesi normal i shkollës në 20 minuta fëmija nuk mund të bëjë asgjë”, tha një prind tjetër.

“Fëmijët nuk janë në gjendje të thithin normalisht informacion, kanë një presion të jashtëzakonshëm në shkollë, im birr e ka shumë të vështirë të ambientohet me shkollën, kushte të papranueshme dhe duhet zgjidhur kjo situatë. Nuk menaxhohet jeta gjithë ditën në shkollë duhet të lëmë punën dhe të menaxhojë fëmijët nëse ka dy fëmijë. Është e papranueshme duhet t’i japim zgjidhje kësaj situate, ne fëmijët duhet ti sjellim fëmijët me kohë të plotë. Po firmosim peticionin, kemi një afat 5 ditor që të reagojnë instancat përkatëse”u shpreh një prind.

“Fëmija im është në gjendje shumë të keqe vetëm 2 orë shkollë gjithsej nuk mësohet asgjë. Këtu ka një problem një pjesë e shkollës është dëmtuar nga tërmeti dhe ai ambient nuk është riparuar, nuk është vetëm pandemia por edhe tërmeti që nuk kanë ndërhyrë autoritetet. Për dy vjet askush nuk ka parë për të ndërhyrë”, u shpreh një prind tjetër.

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj

Peticioni/ Prindërit firma kundër mësimit me turne, apeli ndaj

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore