Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat akuzojnë, përgjigjet zv.ministri: Ta përballojmë pandeminë bashkë

Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat

Ilir Meta mbledh në Presidencë ish-ministra të Shëndetësisë së opozitës dhe disa specialistë që kanë kritikuar qeverinë në panelet e emisioneve të darkës, në një tryezë ku ka inaguruar Task-Forcen Anti-covid që ka ngritur kreu i shtetit, nën drejtimin e shefit të tij të kabinetit, Edmond Panariti.

Në fjalën e tyre, specialistët e ftuar nga Presidenti kanë sulmuar qeverinë dhe akuzuar Task-Force-n anticovid se po ndërmerr masa kaotike pa strategji dhe plane operacionale.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe i Jashtëm, ish-deputet i PD, mjeku tritan Shehu tha se “jemi mbrapa, me vaksinimin. Duhen testime vasive dhe testime të shpejta duke ftuar popullsinë.ka interesa financiare që duan të zëvendësojnë PCR me testet imunologjike”.

Ndërkaq, numri dy i LSI-së, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha se “Dy binarët e suksesit janë niveli lartë i testimit dhe një organizim perfekt. Duhet përfshirë i tërë ekipi kombëtar i shëndetësisë, ndryshe do të përballemi me fatalitete që nuk mund të ndërhyjmë. Themeli mbetet që i gjithë sistemi të jetë i alertuar dhe të ketë dekonçentrim të situatës. Vija e zjarrit është vendosur gabim.  Duhen masa efektive jo si deri tani.

Ndërkaq, mjeku Arjan Mezini tha se duhet testimi masiv, me PCR. Duhet të testojmë 8 mijë veta në ditë. Erion Dasho, një mjek që jeton në Gjermani dhe është i njohur si polemik me qeverinë tha se “Shumë gjëra janë bërë gabim. Nuk jam dakord me fjalën luftë. Nuk ka strategji por masa strategjike. Kur dëgjoj përfaqësuesit e qeverisë më duket sikur dëgjoj zonjën Merkel.Kemi prishur skemën e ngritur nga ministria në kohën e doktor Vasilit”.

Ledion Shapo kundërshtoi parafolësit kur tha se nuk duhet që qendra mjeku familjës, po mjekët e shëndetit publik. Vdekjet janë trefishuar. Njerëzit ikin jashtë se kur pacienti mbërrin në reanimacion nuk bëhet dot gjë. Testet janë me pikatore. Ne nuk jemi kërkund”. Duhet një lockdovvn 3 javor. Janë fshehur vdekjet.

Ndërkaq, Arjan Harxhi, mjek infektolog nuk ishte shumë kritik por deklaroi se “Rekomandimet e OBSH i vënë theksin përdorimin e testeve të shpejta në qendrat shëndetësore”.

Mjeku i urgjencës Petrit Vargu tha se në “janar parashikohën ditë më të zeza, shkollat duhet të mbyllen. Jemi i vetmi vend që nuk bëjmë asnjë lloj autopsie që të bëjmë studime. Spitalet të bëjnë autopsi edhe për të parë nëse shkaku është tromboza apo pneumonia. Pasi nëse vdekja është trompoza nuk duhet t’i bëjmë oksigjen se i vdesim pacientët”.

Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat

Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, faleminderit shumë që më keni lënë në fund se jam përfaqësuesi i vetëm i qeverisë. Falënderoj shumë zotin Meta pasi tha që kritikat do të jenë konstruktive.

Ai kundërshtoi të gjitha argumentet duke thënë se kemi pasur strategji në të disa strategji për të gjitha fazat në bashkëpunim me OBSH. Kemi bërë 500% vaksinime të gripit. i kemi shtuar 4 fish testet që nga qershori.  Testet e shpejta vinë brenda dhjetorit. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po trajnohet dhe është caktuar terapia. Qeveria ka bërë edhe rimbursimin e barnave.

Janë punësuar 270 punonjës të rinj, kemi përgatitur për një rritje numrash. Kemi edhe strategjinë e 4 të futjes në lojë të spitaleve rajonale me 3 etapa. Kemi nevojë për këshilla të reja, jo të sulmohemi, të dëgjohet një herë qeveria dhe jo të sulmohet.

Shtabi është term rus, kemi njësi koordinuese në çdo qelizë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, ne kemi nevojë për kritika pozitive e jo t’i sulemi qeverisë që po bën një punë në stres të vazhdueshëm. Që gjithë së bashku ta përballojmë pandeminë. Nuk jemi mjeksia më e mirë në botë, kemi defekte, por duhet që të kemi një koordinim. Panariti replikoi duke thënë se përfaqësuesit e dijnë pozicionin e qeverisë, nuk ka ndonjë gjë të re./ Gazeta Shqip

 

Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat

Përplasje Qeveri-Presidencë për Covid; ish-ministrat

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore