Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përmbytjet dhe shtrëngatat rrezikojnë Shqipërinë? IGJEUM jep paralajmërim: Në 5 ditë e ardhshme shira lokalë, Emergjenca Civile në gatishmëri

Përmbytjet dhe shtrëngatat rrezikojnë Shqipërinë?

Minsitria e  Mbrojtjes përmes një njoftimi paralajmëron se brenda 5 ditëve Shqipëria do të përshfishet nga reshjet dhe kjo mund të shoqërohet dhe me vërshime uji të rrëmbyeshme. Ndonëse se nuk pritet ndonjë situatë e ngjashme si Gjermani apo në Belgjikë, minsitria e Mbrojtjes bën të ditur se janë marrë masat për pasur në gatishmëri forcat e Emergjencave civile.

"Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës. Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile"m thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë i ministrisë

Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës.

Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile.

Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve.

Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore