Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përkeqësohet moti në Vlorë/ Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Përkeqësohet moti në Vlorë/ Ndalohet dalja në det e

Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, ndërsa problematikat kanë nisur të shfaqen në disa zona. Në gjirin e Vlorës në bazë të parashikimeve meteorologjike mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit iu është ndaluar dalja në det.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në datën 18 shtator ora 20:00, pas përmirësimit të motit të keq me stuhi dhe erëra të forta.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri në orën 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne daten 18 shtator 2022.

4. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore