Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përgjigjet e munguara nga shifrat galopante të Covid 19 në Shqipëri

Përgjigjet e munguara nga shifrat galopante të Covid 19 në

Përveç rritjes progresive të të dhënave të numrit të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, ka një shtim dramatik të atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor dhe që kanë përfunduar në terapinë intensive.

Por ka edhe një të dhënë tjetër të re të shifrave që vijnë nga përhapja epidemiologjike e Koronavirusit, e që janë rritja e të infektuarve nga zonat turistike si Vlora dhe Durrësi.

E këto të reja, të cilat padyshim që edhe mund të ridimensionohen në ditët në vijim, duket se kërkojnë një përgjigje më të re nga ana e Task-forcës dhe qeverisë.

Një skenar apo disa të tillë që të përfshijë jo vetëm pengimin sa është e mundur e shpejtësisë së transmetueshmërisë, por edhe ndalimin e ritmeve vibruese të të shtruarve në spitalin infektiv.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditë më parë e kërkoi zyrtarisht një protokoll apo disa të tillë për t’ju përgjigjur situatës së re. Pra duhet një strategjie që mungon. Vetë kryeministri Edi Rama u shpreh se është kundër një izolimi të ri në shtator, edhe pse rastet po shtohet dhe se situata dhe me shifrat janë të njëjta si në mars, muaj që përkon me kohën e shpërthimit të pandemisë.

Por realisht të gjithë presin të tmerruar se ç’duhet bërë, si duhet vepruar dhe më e rëndësishmja, çfarë do të bëjë qeveria në këtë situatë. Njerëzit presin të bëjnë ca ditë pushime, ndonjë ditë me fëmijët në rrezet e diellit dhe valët e detit.

Por shifrat që vijnë nga bregdeti trembin, shtojnë pasigurinë.Realisht ne nuk jemi të vetëm në këtë situatë të shtuar infektimesh. Edhe Kosova e Maqedonia, madje edhe Serbia që nuk kanë det, i kanë rritjet e infektimit të ndjeshëm. Edhe ata kanë një paqartësi në skenarët që duhet të ndiqet.

Vetë OBSH deklaroi se situate nuk është në kontroll. Megjithatë, njerëzit presin një diskutim publik së pari, e më pastaj vendimet e duhura, të paktën sit a frenojmë këtë flamë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore