Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përgjegjës për përmbytjet në Europë, fenomeni “Liqeni i Ftohtë” po i drejtohet Shqipërisë?

Përgjegjës për përmbytjet në Europë, fenomeni

Prej disa ditësh Europa Perëndimore është përfshirë nga reshje të shumta shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje e katastrofa në disa vende. Sinoptikanët kanë parashikuar se stuhia e cila goditi Europën t'i afrohet edhe Ballkanit por më e lehtësuar dhe me reshje me intensitet më të ulët.

Një sinoptikan grek Costas Lagouvardos ka parashikuar se fenomeni i quajtur ‘Liqeni i ftohtë’ i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe po drejtohet drejt Greqisë, por edhe vendit tonë. Më tej ai tregoi se gjatë këtyre ditëve do të kemi edhe ulje të temperaturave.

Masat e ftohta të ajrit që do të vijnë në atmosferën e mesme dhe të sipërme do të krijojnë paqëndrueshmëri të fortë, e cila do të rezultojë në reshje të forta shiu, stuhi dhe madje breshër në kontinentin e vendit. Në fakt, nuk përjashtohet që mund të ketë edhe breshër. I pyetur në lidhje me zonat ku do të ndodhin fenomenet sinoptikani tha se ato do të prekin kryesisht zonat veriore, pra në kufi me Shqipërinë dhe qendrore, ndërsa ishujt, me shumë gjasë, nuk do të kenë probleme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore