Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Takimi i mjekëve me ekspertët e MSH, Stroni: Kemi pagat më të ulëta në rajon, pse mos të jetë 41% rritja

Takimi i mjekëve me ekspertët e MSH, Stroni: Kemi pagat më

Ditën e sotme është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të mjekëve me ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja Ogerta Manastirliu. Gjatë këtij takimi kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre.

Pas këtij takimi doktori i spitalit të Covid nr. 1., Gent Stroni, tha për mediat se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për të vendosur modalitetet e marrëveshjes prej katër pikash.

“Ne nuk jemi tek 40%, ne kemi argumentime të tjera. Si për shembull, ne jemi vendi me pagesën më të ulët në të gjithë rajonin. Do ta shikojmë gradualisht. Ne do sjellim argumentet tona në grupin e punës, por çdo gjë do të duhet të jetë në bazë të argumenteve. Kemi një kosto të lartë jetese”, tha Stroni.

Më pas ai shtoi: “Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e tyre. Në momentin që juristët e Ministrisë dhe tanët të jenë gati. Drafti është marrëveshje bashkëpunimi. Ne pretendojmë të marrim sa më shumë por kjo varet nga mundësitë. Duam të argumentojmë që rritja të mos jetë 40 por 41%”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore