Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina deri në 90% efektive, ruhet në një frigorifer normal

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina deri

“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard”. Këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti Covid-19.

Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, rezultati është më i kënaqshëm. Thënë ndryshe një gjysmë nga doza e vaksinës e ndjekur nga një dozë e plotë me të paktën një muaj larg ishte 90% efektive. Një regjim i dytë duke përdorur dy doza të plota me një muaj larg ishte 62% efektiv. Kështu rezultatet e kombinuara treguan një normë mesatare të efikasitetit prej 70%.

Zbulimi për të shpëtuar jetën nga virusi, shihet si shansi më i mirë i Britanisë për inokulimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, sepse Boris Johnson ka urdhëruar 100 milion doza.

Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna në SH.B.A. kanë treguar mbrojtje prej 95 përqind – por të dy duhet të ruhen ndërmjet minus 75C dhe minus 20C dhe janë deri në 24 herë më të shtrenjta.

Universiteti i Oksfordit / AstraZeneca tha sot se ata nuk kanë gjetur raste serioze Covid-19 midis asnjë prej 20,000 personave që morën vaksinën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil.

Provat zbuluan se vaksina është 90 përqind e efektshme në luftimin e virusit vrasës kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj një dozë e plotë një muaj më vonë. Kjo bie në 62 për qind kur dikujt i jepen dy doza të plota në muaj me diferencë.

Shkencëtarët thanë që gjysmë-dozat për goditjen e parë do të thotë që më shumë njerëz mund të inokulohen sepse vaksina do të shkojë më tej.

Në muajin gusht, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19. Komisioni Evropian, i cili negocioi në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive. Blloku ka njoftuar se do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e kësaj vaksine dhuratë nga BE-ja është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore