Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Për një javë mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç

Për një javë mund të vaksinohen të gjithë personat

Nga fillimi i javës që vjen do të nisë vaksinimi i personave mbi 18 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fillon në 19-25 korrik, e kjo nuk do të jetë e fundit, pasi do të ketë edhe ditë e javë të tjera të lira për vaksinimin.

Gjithashtu bëhet e ditur se në terren do të ketë edhe njësi lëvizëse. Procedura është e tillë, një person i pajisur me kartë identiteti paraqitet pranë Qendrës së tij Shëndetësore, ose Qendrës më të afërt të Vaksinimit dhe bën vaksinën duke ruajtur veten dhe të afërmit.

Në gjithë vendin janë kryer mbi 1 milionë vaksina dhe gati gjysma e tyre I kanë kryer të dyja dozat.

Qytetarët: Jetoj në Kanada dhe kam bërë vaksinën Pfizer dhe të dytën Moderna.

Nuk kisha asnjë lloj problemi. Të tre fëmijët janë vaksinuar. Janë të moshave 13, 15, dhe 20 vjeç. Do t’ua rekomandoja të gjithëve t’i bënin. Shmang transmetimin dhe vdekjen. Është më mirë të kesh mbrojtje.

Unë jam shqiptar i Maqedonisë, jetoj në Zvicër. Tek ne po vaksinohen edhe 10 dhe 12 vjeçarët. Ishalla nuk mbyllemi më. Varianti Delta rrezikon seriozisht lirinë tonë.

Unë do të vaksinohem gjatë ditëve të lira. Për fëmijët do të mendohesha pak më shumë. Por besoj se do t’i vaksinoj. Shtatori është sa afër edhe larg. Nuk e duam një izolim të dytë. /tch/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore