Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pensionistët e rinj po paguhen më pak / Arsyeja? Kontributet

Pensionistët e rinj po paguhen më pak / Arsyeja? Kontributet

Për disa vite me radhë, pensionistët po marrin gjithmonë e më pak para.

Në 6 muajt e parë të vitit 2021, dolën në pension 12 mijë persona por ata kanë marrë mesatarisht 14.900 lekë në muaj ose një përqind më pak se sa ata që dolën në pension në vitin 2020.

I njëjti fenomen ishte edhe në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Kjo është fatura që po paguajnë pensionistët të cilët punuan gjatë 30 viteve të fundit, në punë në të zezë, në biznese që punojnë me dy bordero. Kjo është fatura që ata po paguajnë për korrupsionin e institucioneve shtetërore që duhet të pengonin punën në të zezë. Tashmë në moshë të madhe, pensionistët tregojnë se përse po paguhen më pak aq sa nuk janë në gjendje të paguajnë as faturat e ilaçeve.

Skema e pensioneve në Shqipëri çdo vit shton kërkesën për para sepse nuk është në gjendje të mbledhë para për pensionistët. Ndërkohë puna në të zezë apo biznese me dy border vijojnë ende pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë. eksperti i ekonomisë Arbi Agalliu thotë se në 30 vite nuk u ndërmor asnjë reformë e suksesshme
Parashikimet tregojnë që pas disa vitesh në Shqipëri do ketë më shumë pensionistë se sa punonjës. /Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore