Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

PD kërkon dozën e tretë të vaksinës anti Covid, Shehu: Ta marrin edhe fëmijët

PD kërkon dozën e tretë të vaksinës anti Covid, Shehu:

Partia Demokratike del pro idese së aplikimit të dozës së tretë të vaksinës, por ato duhet të jenë të certifikuara nga agjencitë europiane dhe amerikane. 

Qëndrimi i parë nga opozita erdhi nga ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Ai e rrëzon vaksinën kineze, të cilën e kanë marrë pjesa më e madhe popullsisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka treguar rrugën që sipas tij duhet të ndjekë qeveria për të përballuar betejën ndaj COVID-19.

Ai thotë se me prezencën e variantit Delta në të gjithë botën, është rritur ndjeshëm risku për t’u infektuar me virusin e rrezikshëm. Shehu thotë se për ta parandaluar sëmundjen, duhet të vaksinohemi me vaksinat e certifikuara nga EMA, të ulim fashën moshore të vaksinimit në 11 vjeç, të rivaksinohen personat që janë vaksinuar më herët me vaksinat kineze apo ruse dhe të aplikohet doza e tretë aty ku është e nevojshme.

Postimi i Tritan Shehut:

Covid, kjo Qeveri nuk po kupton e se cfare po ndodh, jo me te veproje!

Sipas te gjithe te dhenave shkencore nderkombetare tashme:

–Ne Europe ne qarkullim eshte ne 99% te rasteve varianti Delta, ku efekti i vaksinave te pa certifikuara si psh ajo kineze eshte shume shume i dobet.

–Imuniteti i grupit sigurues eshte 85% e popullsise, ndersa ne kemi te vaksinuar me dy dozat vetem 28 %, dhe kjo ne shumicen dermuese me vaksinen e pa certifikuar kineze. Sa per imunitetin nga semundeshmeria, jemi shume larg akoma.

–Mosha e te prekurve eshte ulur ndjeshem duke filluar tashme qe prej moshes 5 vjecare.

–Mosha e perdorimit te vaksinave te certifikuara tashme rekomandohet prej 5 vjec.

–Perdorimi i dozes se trete te vaksinimit se fundmi po hyn ne protokoll te zakonshem.
Ndersa Rama, Qeveria e ai “Komitet” nuk thone e nuk bejne asgje.
Perpara se te jete teper vone e ne te ndodhemi ne nje situate edhe me tragjike se ajo e mujave qe kaluam me 16 mije vdekje, humbje masive shendeti e vlerash financiare nga qytetaret jam i detyruar te kerkoj perseri:

1—Vazhdimin e vaksinimit vetem me vaksinat e certifikuara nga EMA.

2—Rivaksinim te plote te atyre qe jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara.

3—Uljen urgjente te moshes se vaksinimit ne 11 vjec, per te kaluar me tej ne 5 vjec, ne perputhje me standartet europiane.

3—Fillimin e aplikimit te dozes se trete te vaksinimit.

4– Konsolidimin e te gjitha masave te tjera per forcimin e zgjerimin te games se procedurave te sistemit paresor, pregatitjes se spitaleve periferike e shebimmeve te reanimacionit, mbrojtjes se personelit shendetesor, liberalizimit te testimeve etj.
Indekset e deritanishme epidemiologjike, numrit te vdekjeve, megjithe shifrat fiktive te komunikuara nga institucionet, jane shume alarmate e parashikojne nje situate tejet te veshtire ne vazhdim, gje qe kerkon masa energjike, gjithe perfshirese e urgjente.
E verteta e humbjeve te jeteve nuk mund te fshihet gjate, ajo del sic ka dale dhe deri me tashti.

 

(Ba

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore