Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pas vendimit për mbajtjen e maskave me detyrim kudo, mjeku jep paralajmërimin: Amatorizëm i gjallë

Pas vendimit për mbajtjen e maskave me detyrim kudo, mjeku jep

“Mbajtja e detyrueshme e maskave në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!”.

Kështu është shprehur specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dashi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë duhet që “të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje! Koha është pësa masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!”.

“Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!”, shkruan mjeku specialist.

POSTIMI I PLOTË:

EPIDEMISË I PËRGJIGJEMI ME … PROPAGANDË
Në momentin kur rreziku nga COVID ka arritur në nivele alarmante dhe gjithë Europa po përballohet me rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, Shqipëria fsheh kokën si struci, injoron shkallën më të lartë të vdekshmërisë reanimatore në Europë dhe vazhdon të mburret se jemi vendi me performancën më të mirë kundër COVID-it.
Performanca e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë sot nuk mund të quhet veçse patetike!

Në trinomin testo-gjurmo-trajto, ministria dhe shteti ynë vazhdojnë të rezultojnë ngelës në klasë që në elementin e parë – testimin.
Kryeministri në mënyrë të paturpshme u mburr me trefishim të numrit të testeve në raport me korrikun, kur dihet se ky trefishim ofrohet nga sektori privat dhe përballohet nga xhepat e shqiptarëve me çmimin më të kripur në BE, plot 100 EURO për test! Dhe me gjithë këtë sakrificë të qytetarit, ende jemi vendi i fundit në Europë për numër testesh.

Asnjë fjalë për trajtimin ku pacientët shqiptarë po konsumojnë antibiotikët dhe antikoagulantët si karamele dhe ku secilin shqiptar e pret realiteti i zymtë i tre cikleve trajtimi me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë pa ardhur ende fundi i pranverës.
Gjurmimi epidemiologjik (të cilin kryministrit ja kanë servirur kush e di nga cili status që unë dhe kolegët botojmë çdo ditë) bëhet si në Anglinë e shekullit të 19-të, me çantë në dorë dhe pa asnjë mjet dixhital. Një turp ky për Europën e shekullit të 21-të!

“Zgjidhja” që ofron “ish babai” i kohës së pranverës janë maskat në rrugë dhe gjobat!

Amatorizëm i gjallë që tregon se të paaftët që këshillojnë kryeministrin apo ministren ende nuk kanë mësuar as të lexojnë anglisht dhe të kuptojnë ato që fliten dhe rekomandohen prej muajsh nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare!

Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë në se nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë!

Në se kemi arritur që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin.

Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje!
Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore